Numri i aksidenteve shënoi rënie gjatë vitit 2022

PUBLIKUAR

Gjatë vitit 2022 numri i aksidenteve në Kosovë ka shënuar rënie në 2,26 për qind. Kështu ka bërë të ditur Jeton Rexhepi, shef i Divizionit për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës.

“Numri i aksidenteve me dëme materiale ka shënuar rënie në 4.24 për qind. Aksidentet me fatalitet kanë shënuar rënie në 4 për qind, ndërsa edhe numri i personave të vdekur është në rënie”, ka thënë Rexhepi, teksa ka shtuar se këto të dhëna përfshijnë të gjitha territorin e Kosovës.

Reklama

Ai ka potencuar se shkaktari dhe faktori njeri merr një përqindje të lartë të përfshirjes në aksidente të trafikut rrugor.

“Në të gjithë muajt e vitit Policia e Kosovës të gjitha problemet e infrastrukturës i realizon me anë të dy apo më shumë metodave. E para, është rikujtimi për rreziqet – kemi treguar se si duhet të përgatitet një mjet për të dalë në rrugë, si duhet vepruar kur ka akull, ngrica”, ka thënë tutje Rexhepi, për RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se i kanë pajisjet e quajtura “vetura inteligjente”, të cilat janë në fazën e parë të implementimit.

“Ne vlerësojmë që dhe kjo pajisje ka ndihmuar Policinë e Kosovës. Është me rëndësi që pajisje të tilla lehtësojnë punën e Policisë, por në të njëjtën kohë dëshmojnë punën që e bën Policia e Kosovës”, ka theksuar Rexhepi.

Shefi i Divizionit për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës ka potencuar se kapacitet e Policisë së Trafikut janë të mjaftueshme, por sipas tij do të ishte e dëshirueshme që edhe aspekti tjetër të ndikojë që siguria rrugore të jetë më e madhe.

Rexhepi në fund ka bërë të ditur se janë 106 persona që kanë vdekur në aksidente gjatë vitit të kaluar. /RTVDukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...