Mehaj: Në rastin e sulmit në Shtërpcë edhe një ushtar, do të trajtohet sipas ligjeve të FSK-së

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në rastin e sulmit ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë është i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së.

Ai ka thënë se rasti i tij do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve që ka në fuqi Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.

“Të dashur qytetarë, tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka shprehur keqardhjen e tij për atë që ka ndodhur në Shtërpcë.

“Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”,  ka shkruar në fund. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...