Largohen edhe dy kamionët në veri të vendit

PUBLIKUAR

KFOR-i sot rreth orës 12:00 nisi largimi i dy kamionëve të bllokuar, që ishin pjesë e barrikadave në veri, përtej fshatit Grabovc, komuna e Zveçanit, përkatësisht te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se aktualisht është e lirë për qarkullim vetëm një korsi.

Ndërkaq, automjete të rënda të KFOR-it larguan dy kamionët, shkruan KP, ku po asiston edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur në orët e mëngjesit se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Në njoftimin e Policisë thuhej se për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinjë, deri sa të largohen mjetet e rënda.

Reklama

Ndërsa, vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë është dërguar në arrest shtëpiak. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...