Pamje të rënda nga aksidenti ku vdiq 35-vjeçari, Policia e Kosovës jep detaje për rastin

PUBLIKUAR

Një burrë 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti fatal në Çagllavicë, të enjten në ora 04:40 të mëngjesit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës..

Automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja, njofton Policia.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti.

Ekipi T7 ka qenë në vendin e ngjarjes ku edhe ka siguruar pamje, ku makina e të ndjerit shihet e shkatërruar.

Për një kohë rruga ka qenë e bllokuar dhe shoferët është dashur të ndjekin rrugë alternative. /Express

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...