Abazaj: Po tentohet heshturazi që komunave t’u merren mjetet e pashpenzuara

PUBLIKUAR

Drejtori i Drejtorisë së Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, vlerëson se me miratimin e buxhetit shtetëror për vitin 2023 synohet që mjetet vetanake të komunave të barten.

“Po tentohet heshturazi që komunave t’u merren të hyrat vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake”, është shprehur Abazaj në Klan Kosova.

“Miratimi i amendamentit ka qenë falso sepse ka një pjesë tekstuale ku thuhet se të hyrat ju merren komunave. Është hequr vetëm pjesa ‘vitet paraprake’ dhe ka mbet vetëm 2022”.

Abazaj ka thënë se kështu Ligji për Buxhetin do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Qeveria po do që ta prodhojë një krizë të re. Në momentin që ligji shkon në Kushtetuese dhe vendi do të mbetet pa buxhet”.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...