Komisioni Evropian: Situata në veri është shumë e brishtë, të nisin bisedimet për Asociacionin

PUBLIKUAR

Komisioni Evropian e mirëpret qetësimin e situatës në veri si dhe largimin e barrikadave.

Kështu deklaroi në një konferencë për media zëdhënësja e këtij komisioni, Nabila Massrali.

Massrali tha se pret nga palët e involvuar që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë veprime që mund të sjellin eskalimin e situatës apo dhunën.

“E mirëpresim de-eskalimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave në veriun e Kosovës. BE-ja ka luajtur një rol aktiv në arritjen e këtij rezultati në bashkëpunim me SHBA-në dhe misionin e KFOR-it në Kosovë”, tha Massrali.

“Situata në veri është shumë e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të ruajnë qetësinë dhe të shmangen nga veprimet që mund të rikthejnë eskalimin e situatës ose dhunën. EULEX-i po vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit treguan se sa është e rëndësishme të bëhet progres të pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, theksoi ajo.

Ajo shtoi duhet të nisin bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shtoi zëdhënsja e Komisionit Evropian përcjell Klankosova.tv

Zëdhënësja e KE-së tha se do të punojnë për takime e ardhshme Kosovë-Serbi.

“BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...