Bashkatdhetarët po kthehen në vendet ku punojnë, kolona në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

PUBLIKUAR

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fundvitit po kthehen në vendet ku punojnë, ndërsa si rrjedhojë janë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalime kufitare.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 06:37) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 15-20 minuta, dhe kolona ka shkuar deri në 80-100 metra.

Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 20-25 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 60-80 metra.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...