Budallallëk: Shpenzoi mbi 200 mijë euro në operacione plastike, që të duket si karikaturë! (Video)

PUBLIKUAR

Në Yorkshire të Anglisë, një grua ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjike, që t’i përngjajë karikaturës së saj që ia kishte bërë një artist në Karaibe.

Krystina Butel e admiron aq shumë karikaturën e saj, sa që ka vendosur të bëj gjithçka, vetëm që të ketë fytyrën dhe linjat trupore të ngjashme me vizatimin.

Stilistja e flokëve, që është 31-vjeçare, ka shpenzuar mbi 200 mijë euro, brenda pesë vitesh, që të zmadhojë buzët, mollëzat gjoksin dhe të pasmet, transmeton Telegrafi.

Butel ka bërë edhe intervenime tjera, për të rrafshuar barkun dhe ngushtuar belin.

Ajo kalon orë të tëra para pasqyrës, duke bërë grimin dhe flokët.

“Kjo karikaturë është ikona ime dhe unë dua të dukem njëjtë sikur ajo. Shihet që unë nuk jam komplet e njëjtë me të, por do të vazhdoj të bëj përpjekje dhe operime plastike, që të përngjaj me të”, ka thënë Butel, për krahasimin me karikaturën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...