Gjatë festave, tre persona kërkuan ndihmë mjekësore nga plumbat qorrë, po ashtu u dëmtuan gjashtë vetura

PUBLIKUAR

Gjashtë qytetarë kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr në qytete të ndryshme në vend.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në rrugë Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe në rajonin e Pejës.

“Rastet janë duke u hetuar”, thuhet në raport.

Drejtorit të Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, Naser Syla, vetëm gjatë ditës së 31 dhjetorit, 271 pacientë kërkuan shërbime mjekësore.

Pos lëndimeve që janë shkaktuar nga mjetet piroteknike, tre pacientë janë pranuar në Qendrën Emergjente, të cilët janë plagosur nga plumbat qorrë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...