Berisha reagon pas zhvillimeve në veri të Kosovës: Putini i vogël, Vuçiq po luan me zjarrin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës ku tash e disa ditë janë krijuar tensione nga serbët që jetojnë në atë pjesë.

Teksa e ka quajtur “Putini i vogël”, Berisha ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mundohet që të fillojë një konflikt të ri në rajon.

“Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorëve të zonave të veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forcave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina”, ka shkruar ai në Facebook.

“E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiq apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan”.

Berisha tutje ka komentuar edhe kërcënimet e Serbisë për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, duke i quajtur deklaratat e tilla thirrje luftënxitëse.

“Këto ditë Aleksander Vuçiq, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues direkt i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë”.

“Në këto deklarata luftënxitëse ai mbështetet jo vetëm nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtës i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...