Apple merr mbështetje nga konkurrenca kundër FBI

PUBLIKUAR

Më herët gjatë ditës është thënë se Apple e ka paraqitur një mocion ndaj urdhërit të gjykatës për krijimin e një softueri që mundëson zhbllokimin e iPhone. Apple po synon që ta shmang këtë vendim, përmes këtij mocioni.

Apple do të argumentojnë kundër vendimit, pasi krijimi i softuerit në fakt mund të krijojë një derë të pasme për iPhone dhe tani kompanitë e mëdha të teknologjisë do ta mbështesin Apple në kërkesën e saj.

Sipas një raporti të fundit, Facebook, Microsoft dhe Google Alphabet do të paraqesin një mocion të përbashkët në gjykatë në mbështetje të Apple.

Kompanitë e teknologjisë do të paraqesin kërkesën e tyre në gjykatë si shenjë mbështetje ndaj Apple, e cila mund ta ndihmojë rivalin e tyre Apple në luftën e saj për të ndaluar vendimin e gjykatës kundër saj. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...