Tre persona rrahin një person në Istog, gjatë intervistimit tentojnë të sulmojnë dhe katër zyrtarë policorë

PUBLIKUAR

Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur si dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë brenda në objektin e stacionit policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:30, në Istog.

Tutje thuhet se tre persona janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...