Nisin punimet e projektit të unazës në Prishtinë, pritet shkarkimi i trafikut

PUBLIKUAR

Kanë filluar sot punimet e projektit të Unazës Qendër në lagjen Arbëria, për të cilin kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se është më i rëndësishmi në dhjetë vitet e fundit.

Rama theksoi se me këtë projekt do të mundësohet lëvizja më e mirë e trafikut dhe lidhja e Arbërisë me pjesët tjera të qytetit, pa krijuar kolona.  Ai tutje bëri të ditur se projekti pritet të përfundojë brenda tre muajve dhe se faza e parë i ka kushtuar kryeqytetit mbi një milion euro.

“Kemi filluar më një projekt që mund te them që është projekti me rëndësinë më të madhe gjatë 10 viteve të fundit për Prishtinën. Është projekti që krijon lidhje të mirëfilltë me lagjen Arbëria me dy rrethrrotullimet, të cilat mundësojnë edhe shkarkimin e madh të trafikut dhe mundësojnë edhe lëvizje shumë më të mirë edhe më të lirë edhe për transport alternativ: biçikleta, trotinete dhe këmbësorë”.

“Këtë po e bëjmë të mundur dhe është një projekt madhor, ku faza e parë është 700 metra dhe është 1 milion e 141 mijë euro. Vitin tjetër vazhdojmë me këtë projekt edhe me fazën e dytë që ndërlidh rrethrrotullimin e madh, i cili e lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën dhe Mitrovicën… Ka me qenë një projekt i cili përkundër madhësisë së tij pretendojmë ta kryejmë brenda 90 ditëve pune. Tash jeni më fund të nëntorit kështu që do të kemi problem me kohën, shpresoj jo shumë, mirëpo ky është plani dinamik të cilit do të mundohemi t’i përmbahemi me përpikmëri”, u shpreh kryetari.

Ndërkaq, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferri, tha se me këtë projekt synohet të gjendet zgjidhja për këmbësorët që kalojnë këtë rrugë. Po ashtu, ai shtoi se pritet të ndërtohet një tunel i cili mundëson kalimin e hekurudhave pa u penguar nga varrezat.

“Kemi menduar edhe pjesën e kalimit të këmbësoreve që në 2023 e kemi të planifikuar te stacioni i trenit me kalimin me Arbërinë dhe kemi kalimet e përkohshme tek pjesa e parë të cilën këmbësorët të mos të kalojnë në këtë formë. Jemi në koordinim të plotë edhe me të gjitha institucionet dhe nuk kemi diçka që na pengon”.

“Kemi marrë një detyrë projektuese dhe kemi menduar që kalimi i hekurudhave të jetë me një formë të tunelit për t’iu shmangur varrezave të cilat e kanë penguar lidhjen e kësaj. Jemi duke punuar me projektin, deri në fund të vitit do të përfundojë dhe në fillimvit do të nisim punimet për këtë pjesën e ndërlidhjes së këtyre dy rreth rrotullimeve të cilat do të mundësojnë një komunikacion njëkahor do të thotë pjesa e rrugës e cila është ekzistuese do të jetë njëdrejtimëshe ndërsa rruga të cilën jemi duke punuar do të ketë një drejtim tjetër që kjo mundëson një lehtësim jashtëzakonisht të mirë të komunikacionit”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...