Një i ri nga Shtetet e Bashkuara, e ka bërë një gjest të pamend, kur e ka gjetur një anakonda në një skaj të shtëpisë së tij.
Në vend se të kërkonte ndihmën e profesionistëve, ai ka vendosur të luajë dhe ta ngacmojë gjarprin gjigant.
Në videon e postuar më poshtë, shihet dora me shumë tatuazhe e këtij “trimi”, që e prek gjarprin, transmeton Telegrafi. Megjithëse ai shpëton ka u kafshuar, në rrethana të tjera do të paguante një çmim shumë të shtrenjtë.
Ekspertë sugjerojnë se personat që jetojnë apo jo në zona ku ka gjarpërinj, të mos i prekin në asnjë mënyrë nëse hynë në shtëpi, por të kërkojnë ndihmë nga profesionistët. /Telegrafi/


