YAHR me çmim për suksesin nga PLAY INTERNATION

PUBLIKUAR

Organizata jo qeveritare në Lipjan YAHR është shpërblyer më çmim për punën e suksesshme që ka bërë, këtë çmim e ndau PLAY INTERNATION që është përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

“Në ceremonia e organizuar me 11 Shkurt 2016 nga PLAY INTERNATION i perkrahuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i ndahet shpërblimi për organizatën YAHR punën e bërë në realizimin me sukses të projektit”, ka njoftuar YAHR, transmeton LipjaniNews.

Më shumë rreth YAHR:

Youth Association for Human Rights /YAHR që nga vitit 2009 është duke bërë monitorimin pro aktiv të punës së ekzekutivit të Komunës së Lipjanit. Në monitorimin e punës së ekzekutivit të Komunës së Lipjanit për periudhën gjashtë mujore, nëpërmes këtij raporti YAHR provon të kontribuoj në ofrimin e informacioneve të strukturuara të cilat do të jenë në shfrytëzim, para së gjithash për qytetarin e Komunës së Lipjanit, shoqërinë civile, mediat, si dhe vetë institucionin e monitoruar, ekzekutivin e Komunës së Lipjanit. Në këtë drejtim, në formë të renditur nëpërmes këtij raporti ofrojmë të dhëna të cilat pasqyrojnë disa aspekte të punës së ekzekutivit.

YAHR nëpërmjet monitorimit pro aktiv dhe por edhe në bashkëpunim me institucionin e Kuvendit si dhe palë të përfshira në këtë proces, YAHR ka arritur t’i siguroj këto informacione, të cilat do të mund të zhvilloheshin edhe më tej, në rast të një bashkëpunimi më cilësor nga ana e institucioneve, apo edhe në rast të organizimit dhe funksionimit të tyre më të mirëfilltë. Nëpërmes aktiviteteve monitoruese YAHR është përfshirë në këto drejtime si puna në seanca plenare dhe puna në Komitetet.

Në hartimin e këtij raporti të dymbëdhjetë monitorues për punën e ekzekutivit të Kuvendit komunal të Lipjanit, YAHR është mbështetur në shumë burime të informacionit: monitorimin e aktiviteteve të drejtorëve, monitorimi i seancave të Kuvendeve Komunale, Komiteteve për Politikë dhe Financa, analizimit të dokumenteve të ndryshme si procesverbale dhe rendet e ditës, analizimi i raporteve të mediave të shkruara dhe elektronike, debatet si dhe diskutimet e organizuara nga shoqëria civile.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...