Organizata POLIS ka prezantuar sot gjatë ditës tre raportet të cilën ka bërë monitorimin e Kuvendit Komunal të Lipjanit si dhe Ekzekutivin.
Në një tryezë POLIS ka prezantuar të gjeturat gjatë monitorimit, ku ka publikuar tre raportet të quajtura “Komuna e Jonë”, raport i monitorimit vjetor për vitin 2015, Raportin Tenderometri Komunal si dhe raportin PARAmetri Komunal, raport vjetor i shpenzimeve Buxhetore 2015.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Komunës së Lipjanit,Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni, Drejtori i h për buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini, si dhe Adem Duriqi, Drejtor i Prokurimit në Lipjan, transmeton LipjaniNews.
Në këtë takim prezent ishin edhe përfaqësues të opozitës në Lipjan si Florent Hoxha si edhe Lulzim Rrustemi, po ashtu dhe asamblistët nga Komuna e Lipjanit si Nehat Terpeza, Linda Shahini dhe të tjerë.
Pjesë e këtyre raporteve ishte edhe puna e ekzekutivit të Lipjanit dhe drejtorëve si pjesë themelore e qeverisjes së Komunës. Menaxhimi me komunën nga kryetari Lipjanit, ushtrimi dhe përmbushja e kompetencave ligjore nga ana e kryetarit, transparenca dhe efektiviteti në raport me qytetarin dhe shoqërinë cilive.
Gjatë prezantimeve të raporteve u zhvillua edhe një debat ndërmjet panelistve, ku me theks të veçant u diskutua për mungesën e një Televizioni Lokal në Lipjan, si dhe shumë çështje të tjera, transmeton LipjaniNews.
“Në ambientet e restorant “ Centrum” Në Lipjan, Në një tryezë të rrumbullakët organizuar nga Organizta POLIS në kuadër të Programit Demo Polis e mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike që financohet nga Zyra Zvicrrane për Bashkëpunim në Kosovë, në prani të Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, kryesueses së Kuvendit Vlora Limani Hajnuni, drejtorëve të Drejtorive Komunale, anëtarëve të Kuvendit si dhe mediave, gjatë ditës së sotme ka lansuar tre raportet periodike për Komunën e Lipjanit, përkatësisht raportin mbi punën e Prokurimit “ Tenderometri Komunal”, raportin mbi Buxhetin Komunal” Parametri Komunal” si dhe raportin periodik të monitorimit të Kuvendit dhe Ekzekutivit “Komuna Jonë”.
Fillimisht pas elaborimit të këtyre raporteve për Komunën e Lipjanit, nga Fitim Sadiku përfaqësues i Organizatës Polis, u mundësua diskutimi i përbashkët lidhur me rekomandimet e këtyre raporteve të dalura nga kjo organizate.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Lipjanit, ka vlerësuar punën e Organizatës Polis, duke shtuar se nuk duhet të pretendojmë në punë të perkryer të institucioneve komunale, mundë të ketë vërejtje por me gjithatë duhet vlerësuar përparimet që Komuna ka shënuar gjatë këtij mandati, në të njejtën kohë kreu i Lipjanit ka theksuar se të gjitha rekomandimet që dalin nga shoqëria civile do të na ndihmojnë në ngritjen e profesionalizmit duke avancuar shërbimet komunale karshi qytetarit, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Vlora-Limani Hajnuni, e cila ka uruar Organizatën Polis për punë e bërë, ka theksuar rekomandimet e dalura nga ky raport sidomos në çështjen e respektimit të Rregullores së Punës së Kuvendit. Ajo ka shtuar se rekomandimet e raportit të Polisit janë në harmoni me respektimin e Rregullores së Punës së Kuvendit, njofotn Komuna e Lipjanit.
Adem Duriqi, drejtor i Prokurimit në Komunën e Lipjanit, gjatë këtij takimi ka sqaruar procedurat e prokurimit publik lidhur me vërejtjet e këtij raporti.
Po ashtu, drejtori i Buxhetit, Shkelzen Hajdini, është shprehur se në krahasim me vitet paraprake kemi avancuar dukshëm në menaxhimin e parasë publike, në raportet e shpenzimeve buxhetore dhe publikimin e tyre në mënyrë të rregullt në web faqen zyrtare të Komunës.
Njëkohësht, Lulëzim Rrustemi, anëtarë i kuvendit nga subjetki politik opozitar i PDK-së, potencoi se Organizata Polis ka treguar një profesionalizëm në hartimin e këtij raporti, raport i cili jo vetëm që ka pasqyruar të arriturat e Komunës por ka përfshirë edhe rekomandimet.
Në fund të takimit përfaqësuesit e Organizatës Polis kanë falenderuar institucionet e Komunës, për bashkëpunimin e treguar gjatë periudhës monitoruese./LipjaniNews/


