‘Lumi i mbeturinave’ në qendër të kryeqytetit

PUBLIKUAR

Në Bejrut të Libanit, autoritetet e kanë mbyllur deponinë kryesore të mbeturinave, pa pasur alternativë tjetër, se ku duhet të hidhen plehrat.

Për këtë arsye, kompania që mbledhë mbeturinat, po i hedhë në lagjen Jdeideh, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Hedhjet e mbeturinave që janë bërë për muaj me radhë, kanë bërë që të krijohet, ajo që qytetarët po e quajnë ‘lumë mbeturinash’.

Nuk dihet se çfarë do të bëhet me këto mbeturina, që kanë prishur pamjen e vendit, e në të njëjtën kohë edhe jetën e banorëve.

Ata duhet të jetojnë mes erës së ndytë, si dhe nga frika se mund të zënë ndonjë sëmundje, si pasojë e plehrave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...