Logitech ka prezantuar miun e ri, në të cilin, me teknologjinë më të fundit i kanë, eliminuar ngecjet e bezdisshme duke premtuar kështu një pajisje të re e cila ka për të ju ndjekur po aq shpejt sa ju mund ta lëvizni dhe të klikoni.
I cilësuar si miu më i shpejtë për lojëra i bërë ndonjëherë, G402 Hyperion Fury ka me të vërtetë disa cilësi mjaft mbresëlënëse, si ajo e Fusion Engine dhe tetë butonave të programueshëm. Fusion Engine kombinon teknologjinë optike të sensorëve me një akselerometer dhe xhiroskop, e që mundëson të ndjekë më shumë se 500 inç për sekondë, ndërsa tetë butonat e programueshëm, kanë një normë të qëndrueshme të raportit prej 1-millisekondë, duke bërë kështu që urdhërimet e juaja të ekzekutohen me super shpejtësi.
Ehtisham Rabbani, menaxher i përgjithshëm i Logitech, sipas PcMag, tha se miu është produkt i hulumtimeve dhe zhvillimeve intensive përgjatë 3 viteve dhe se dizajni i tij i lehtë, i kombinuar me saktësi dhe aftësi të Fusion Engine, ju lejon të bëni ndërrime të shpejta dhe të dominoni fushën e betejës”
Mundësuar nga një 32-bit procesor ARM në bord, miu gjithashtu mburret me teknologjinë e sensorëve “Delta Zero” i cili siguron saktësi precize. Hyperion Fury ka çmim prej 60 dollarëve dhe tashmë është në dispozicion për porosi, ndërsa pritet të dalë në tregun e SHBA-së dhe Evropës ne gusht të vitit 2014.



