KVRL e Lipjanit filloi ri-organizimin e Klubeve Rinore në vendbanime urbane dhe rurale

PUBLIKUAR

Lipjan, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Lipjan (KVRL-L), filloi me realizimin e aktiviteteve për ri-organizimin e Klubeve Rinore në vendbanime urbane dhe rurale. Gjatë ditës së sotme janë organizuar takime me të rinjët, në Klubet Rinore: Lipjani 1, Janjevë dhe Lipjani 2, ku edhe janë zgjedhur trupat udhëheqëse të këtyre klubeve.

Në këto takime i pranishëm ishte U.d.Kryetari i KVRL-L, Flakadon Osmani i cili i përshendeti të pranishmit si dhe inkurajojë që të rinjët të jenë sa më aktiv dhe të mirren me punë vullnetare. Ditëve në vazhdim do të organizohen takime të tilla edhe në vendbanimet tjera. Këto takime po organizohen me përkrahjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Lipjanit./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...