Në Tamil Nadu të Indisë, një sorrë që e pëlqen akulloren, e ka gjetur vendin e duhur dhe shkon çdo ditë për të marrë desertin e ëmbël.
Në video shihet shpendi i zi, duke e goditur me sqep shitësin e akulloreve, për t’i tërhequr vëmendjen, transmeton Telegrafi.
Shitësi e hapë ftohësin dhe nxjerrë nga aty, një akullore, të cilën ja japë sorrës me lugë.
Ai ka thënë se, kjo sorrë e viziton çdo ditë, në pothuajse të njëjtën kohë. /Telegrafi/


