Në një qendër ndalimi në Rusi, policët e kanë xhiruar një burrë që ishte në gjendje të rëndë, shkaku i konsumit të një droge sintetike.
Ata dëgjohen duke qeshur dhe mahitur, me të ndaluarin e intoksikuar, që është në gjendje të tmerrshme.
Në videon e plasuar në LiveLeak, ai shihet duke bërë hapa të çrregullt dhe duke u rrëzuar, derisa për një moment e qëllon murin me kokë.
Mësohet se ai ka marrë GHB, një drogë shumë e fortë sintetike, e cila në kombinim me alkoolin, japë efekte të mëdha, kurse më pas e vë përdoruesin në gjendje kolapsi. /Telegrafi/


