Diplomatët e BE-së janë shokuar, kur i kanë gjetur dy kolegë të tyre, duke kryer marrëdhënie seksuale në një tualet të ndërtesës Lex në Bruksel.
Nuk bëhet e ditur, prej nga vijën diplomatët, të cilët u ndodhën në gjendje komprometuese, në kohën kur liderët evropianë, po shqyrtoni një varg çështjesh me rëndësi për kontinentin.
Sipas thashethemeve, në këtë ngjarje që ka ndodhur në kryeqytetin e Belgjikës, janë të përfshirë dy diplomat nga Gjermania.
Sipas ‘The Sun’, kanë qenë disa diplomatë nga Sllovenia që e kanë gjetur çiftin në akt, derisa ‘lëshonin zëra nga pasioni’, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë po pyesin se kush janë, por nuk po bëhet e ditur. E tëra që e dimë, është se kancelaria Angela Merkel, do të jetë shumë e dëshpëruar”, ka thënë një burim brenda samitit.
Nuk përjashtohet mundësia, se dyshja që është zënë duke kryer marrëdhënie seksuale, mund të jenë gazetarë apo përkthyes.


