Një delfin i vogël ka ngordhur në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi disa turistë kurioz e kanë nxjerrë nga uji për tu fotografuar me të. Fotografitë e këtij akti të pamatur kanë shokuar dashamirët e kafshëve në mbarë botën.
Njeriu çdo ditë pothuajse shkatërron natyrën, dhe tani fatkeqësisht këtij trendi është duke i kontribuuar edhe fotografia “selfie”, transmeton Telegrafi.
Në fakt, gjatë 24 orëve të fundit këto fotografi kanë bërë gjiron e botës që me sa duket për shumë njerëz duken në rregull, duke mos marrë parasysh faktin se ky delfin i vogël ka ngordhur në mënyrën më mizore, pasi kjo specie konsiderohet si një prej më të mirave në planetë që nga kohë e lashta.
Gjatë javës së kaluar, turistët e një plazhi në Argjentinë, kishin vërejtur një delfin të vogël të cilin e kishin nxjerrë nga uji, ku më pas janë mbledhur dhjetëra njerëz për tu fotografuar me të. Dhe derisa ky grup i njerëzve të “painformuar” fotografoheshin, delfini i vogël ngordhi nga dehidratimi. /Telegrafi/


