Fenomeni misterioz që po i vë në gjumë fëmijët e fshatit (Foto)

PUBLIKUAR

Fshati Berezovka në Kazakistan është boshatisur, meqë fëmijët janë kapluar nga një sëmundje e pashpjegueshme, që po i vë në gjumë, për ditë të tëra.

Dhjetëra fëmijë janë prekur nga kjo gjendje bizare, që po u shkakton ngërçe barku, trullosje, humbje të ndjenjave në nyje, marramendje dhe turbullim të të parit, transmeton Telegrafi.

“Kur djali shkon në shkollë, mua më thërrasin pas disa orëve që ta marr, sepse ai ka fjetur” i ka thënë medieve një prind.

Për këtë arsye, fshati që ka 1,500 banorë, është evakuuar në fshatin Aksai, afro 20 kilometra më larg, mirëpo problemet me gjumin, mbesin të njëjta.

Mbeten të paqarta arsyet, pse ky fenomen po ndodhë, si dhe pse janë vetëm fëmijët ata që po ndikohen e jo edhe të rriturit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...