Babush, një serb tenton ta korruptoj Policinë me pesë euro

PUBLIKUAR

Në rajonin e Ferizajt, respektivisht në fshatin Babush, Njësiti policor e ka ndaluar kamionin “Iveco”, që drejtohej nga i dyshuari, mashkull serb, shtetas i Bosnjës.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës, thuhet së gjatë kontrollimit të dokumenteve i dyshuari u ka ofruar ryshfet pesë euro Njësitit policor.

“Gjatë kontrollimit të dokumenteve i dyshuari u ka ofruar ryshfet pesë euro. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...