Një burrë ka porositur një porcion prej katër hamburgerësh, dy pije të mëdha dhe një përzierje qumështi me luleshtrydhe, vetëm për vete.
Mirëpo, çfarë bie më së shumti në sy, është mënyra se si i ha, transmeton Telegrafi.
Ai i mbanë nga dy hamburger në duar dhe i ha njëherësh, ndërsa pamja në fytyrën e tij, e tregon në një ndjenjë të lart kënaqësie.
“Më në fund e ka kuptuar, se nuk ka asnjë dobi prej dietës. Më së miri është të shijoni ushqimin dhe të kënaqeni”, ka qenë një koment, lidhur me këtë burrë të paemëruar. /Telegrafi/


