Drogë dhe municion luftarak në banesë, kapet “mat” 53 vjeçari në Tropojë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Again”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit  B. Zh., 53 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar rreth 18 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Vijojnë kontrollet intensive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Again”, i zhvilluar nga strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë dhe Prokurorinë e Rrethit Tropojë.

Sekuestrohen rreth 18 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që i posedonte.   

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë dhe Prokurorinë e Rrethit Tropojë,  në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Again”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  B. Zh., 53 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 18 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një aparat celuar.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...