Kryetari Ahmeti, inkurajon të rinjët lipjanas që t’i bashkohen zhvillimeve të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, janë duke u zhvilluar aktivitet organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, për nder të 8-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Lipjan, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike “ Vizioni Rinor” i Janjevës si dhe me Kuvendin e të Rinjëve të Lipjanit, sot në ambientet e shkollës së mesme “Adem Gllavica” në Lipjan kanë zhvilluar një debat me të rinjët e Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, para të rinjve lipjanas, ka kërkuar angazhim të përbashkët per të biseduar të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohet shoqëria jonë, duke inkurajuar ata t’i bashkohen zhvillimeve të Komunës së Lipjanit,
Kryetari Ahmeti, përderisa i ka ftuar të rinjtë lipjanas të jenë më aktiv në këto lloj debate, ai ka thënë se “ Inkuadrimi i rinisë edhe në këso debate për ne është përgjegjësi dhe vlerë, në mënyrë që të bëjmë orientime të qarta se si duhet të zhvillohet vendi, qoftë nivel lokal apo qendror”, ka thënë kreu i Lipjanit.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Qendra Rinore Publike “ Vizioni Rinor” i Janjevës dhe Kuvendi i të Rinjëve të Lipjanit, kanë shpalosur aktivitetet e të cilat i kanë zhvilluar gjatë vitit 2015, duke falenderuar Kryetarin Ahmeti për përkrahjen e vazhdueshme në mbështjen të aktiviteteve.
Diskutimi ishte i hapur me të rinjtë lipjanas, ku morren përgjegjje nga kompetentët për temat e ngritura.
Ndryshe, DRK-ja në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike “ Vizioni Rinor” i Janjevës, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë organizuar një mbrëmje rinore me të rinjët lipjanas, ku më pas ju është bashkangjitur edhe vetë Kryetari, Imri Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...