Një adoleshent nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e ka plasuar një fotografi ku shihet i rrethuar me bankënota, që në fakt nuk ishin më shumë se 280 dollarë.
Mirëpo, plaçkitësit me maska dhe të armatosur, i kanë thyer shtëpinë, duke menduar se ai ka shumë para.
Familjarët e tij janë tmerruar kur dy burra të panjohur, kanë kërkuar prej tyre ‘paratë nga fotografia’, ndërsa kanë thyer gjësendet që u kanë dalë para.
Policia ka nisur hetime rreth rastit, teksa ka kërkuar për kujdes të shtuar, tek plasimet në rrjete sociale. /Telegrafi/
.jpg)
.jpg)


