Në Shandong të Kinës, një burrë e ka ndërtuar në shtëpi me shtatë kate, për vete dhe për vëllezërit e tij të vdekur.
Për dhjetë vite, Hu Guangzhou me një karrocë dore ka mbledhur tulla, gurë dhe lbaltë për të ndërtuar këtë shtëpi të çuditshme.
Burri 55-vjeçar që ka probleme psikike, pretendon se në këtë shtëpi do të jetojë me vëllezërit e tij, kur ‘ata të kthehen’, megjithëse ata kanë vdekur shumë kohë më parë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet komunale kanë bërë shumë për t’ia ndaluar punën, por ka qenë e kotë.
Ndryshe, kjo shtëpi nga gurët e balta është bërë shumë e popullarizuar, pasi fotografitë janë publikuar në internet. /Telegrafi/


