Çfarë fshihet në dizajnin e biskotave më të shitura të shekullit, Oreo? (Foto)

PUBLIKUAR

Tre miliardë konsumatorë në vit blejnë paketime të Oreo’s, duke e bërë atë ëmbëlsirën më të shitur të shekullit 20. Por, askush nga këta miliarda persona, nuk e kuptuan dizajnin e kësaj biskote, i cili përmban simbole të Kalorësve të Tempullit.

Në biskotën e zezë, shihet simboli i Kryqit Pattee ose ndryshe quhet edhe Kryqi Lorraine. Ky kryq u përdor nga Kalorësit e Tempullit gjatë kohës së kryqëzatave në shekullin e 11. Këta kalorës, bashkë me shumë pelegrinë të krishterë, shkuan në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit, për të rimarrë territorin nga turqit. Kalorësit i masakruan të gjithë pa mëshirë. Historia e Kryqit të kalorësve të Tempullit, është e errët ashtu siç janë edhe Oreo’t.

Modeli gjeometrik me katër trekëndësha është sërish një simbol që lidhet me historinë e Kryqëzatës së Parë. Kalorësit e Tempullit në veshjet e tyre mbanin këtë simbol në rrobat e tyre të bardha, vetëm që të dallohen nga ushtarët e feve të tjera, transmeton mapo.

Ndërsa, origjina e emrit ende mbetet një mister. Disa besojnë se emri i kësaj biskote erdhi nga fjala franceze ‘doré’ , që do të thotë ar. Sidoqoftë, emri Oreo besohet se u mor nga një prodhim i biskotave që dikur ekzistonin, e ato gjithashtu quheshin Oreo Biscuit.

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...