YAHR vazhdon me fazën e dytë të projektit të luftimit të korrupsionit në nivel lokal

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare YAHR vazhdon me fazën e dytë të realizimit të projektit të luftimit të korrupsionit në nivel lokale të përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Pas përfundimit të fazës së parë të punës në vitin 2015, lidhur me çështjen e edukimit të rinjve mbi të këqijat e korrupsionit dhe mbi mënyrat e luftimit të korrupsionit në nivel lokale, gjatë këtij vitit 2016 do të fillohet me fazën e dytë të sensibilizimit të qytetarëve për denoncimin e korrupsionit në nivel lokale. Projekti do të përfshijë dy komunat qendrore të Kosovës, komunën e Lipjanit dhe atë të Shtimes. Po ashtu, këtyre ditëve pritet të nënshkruhen memorandume bashkëpunimi me Agjencinë Kundër korrupsion, Këshillin Gjyqësor të Kosovës , Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe dy komunat të Shtimes dhe të Lipjanit, thuhet në njfotim.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...