Gjatë një kampionati të peshëngritjes në Florida të Shteteve të Bashkuara, shikuesit dhe kryesisht juria, janë befasuar nga një garuese.
Garuesja e entuziazmuar, ka bërë një vallëzim të shkurtë, ndërsa me t’i ngritur peshat ka nisur të vjellë.
Vajza e njohur në Instagram si BlondeBeautyBri, shihet duke nxjerrë nga goja, një sasi të konsiderueshme lëngu, që ka rënë sipër tavolinës së jurisë.
Mësohet se ajo nuk ka ndonjë problem shëndetësor, por se ajo ka vjellë si pasojë e emocioneve të shumta që i ka dhënë gara. /Telegrafi/


