Kjo është fluturakja më e fuqishme amerikane për evakuim (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Fluturakja V-22 “Osprey” prej kohësh është konsideruar “si një hekurishte e shëmtuar” në aviacionin amerikan, dhe si një prej shumë projekteve të pakuptimta të Pentagonit që janë shumë të shtrenjta, jofunksionale dhe të rrezikshme për t’u përdorur.

Dizajni i këtij prototipi që mund të fluturojë si aeroplan, por që aterron dhe ngritët në ajër si helikopter ka qenë një sfidë e madhe, transmeton Telegrafi.

Ishte një sfidë aq e madhe, sa që janë dashur dekada të tëra për t’u korrigjuar të metat në V-22, dhe të zbulohet plotësisht sistemi i tij aerodinamik dhe karakteristikat unike.

Versioni i ri i ridizajnuar i V-22 është mjaft i ndryshëm nga versioni i mëparshëm, dhe për këtë janë shpenzuar shumë të majme të hollave.

Por më të rëndësishme se paratë, janë jetët e ushtarëve që kanë vdekur në një seri të testeve të dështuara, derisa Osprey nuk i zgjodhi plotësisht gjitha mangësitë.

V-22 me kalimin e kohës fitoi epitetin e fluturakes më të mirë taktike amerikane për evakuimin e të plagosurve, që mund të fluturonte në udhëtime të gjata, dhe pa pikë problemi të aterroi në një territor të papërshtatshëm.

Vlerën e vet “Osprey” e kishte demonstruar në Afganistan, që është një terren atipik me mungesa të mëdha të aeroporteve.

Karakteristikat e V-22 janë dëshmuar si ideale për këtë lloj misioni, por kryesisht për operacione të kërkim-shpëtimit të ushtarëve që kishin mbetur në territorin e armikut.

Përveç kësaj, V-22 është i pajisur me një armë që sigurisht shumë vende tjera të botës ia kanë zili, edhe pse lufta nuk është qëllimi kryesor i kësaj fluturakeje.

“Osprey”, gjithashtu luan rol të rëndësishëm në furnizimin e anijeve amerikane që janë në mes të detit, pasi është në gjendje t’u rezistoj udhëtimeve të gjata pa u ndalur për t’u furnizuar me karburant. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...