Një fëmijë 16-muajsh ka mbetur i habitur tërësisht pasi binjaku identik i të atit të tij është shfaqur papritmas para tij.
I ati i fëmijës Stephen Ratpojanakul, nga Nju Jorku, ka kapur momentin qesharak dhe i ka postuar pamjet në Facebook, video që thuhet se është shikuar më shumë se 12 milionë herë, përcjell Telegrafi.
Në pamje, fëmija nuk mund të vendosë se cili prej dy njerëzve është babai i tij – duke vazhduar të zgjaste duart, herë tek njëri e herë tek tjetri, duke i thirrur “Baba”. /Telegrafi/


