Brenda kabinetit të biologjisë, që është braktisur për 25 vjet (Foto)

PUBLIKUAR

Një eksplorues urban ka publikuar fotografitë e një kabineti të biologjisë, në një shkollë në Bullgari.

Ky kabinet, që nuk bëhet i ditur se në cilin qytet ndodhet, ka mbetur i paprekur që nga viti 1991.

Eksploruesi dhe fotografi me nofkën Gunner, ka treguar se në këtë hapësirë, nuk ka hyrë askush, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, transmeton Telegrafi.

Në këtë kabinet, shihen kavanoza me kafshë të ngordhura, përshkrime skeletesh të njerëzve dhe kafshëve, libra shkencor, si dhe tabela e zezë, në të cilën shkruhet me shkumës.

Kjo e fundit, ka marrë shumë vëmendje nga shikuesit e rinj, të cilët nuk kanë parë ndonjëherë diçka të tillë në klasat e tyre.

Nuk bëhet e ditur, pse është braktisur kjo klasë, që është shumë e pasur me mjete konkretizuese.

Ndryshe, Gunner që është nga Zelanda e Re, shëtitë nëpër tërë botën dhe eksploron struktura të ndërtuara dhe të braktisura nga njerëzit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...