Fushë Kosova e Lipjani binjakëzohen Frascinetos e Italisë

PUBLIKUAR

Mnistrja për dialog Edita Tahiri ka bërë të ditur se komuna e Frascinetos në Kalabri të Italisë është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për një bashkëpunim më të madh, sidomos në planin ndërkomunal përmes binjakëzimit, kërkesë kjo që ishte shprehur nga Ministrja Tahiri dhe Sekretari i përgjithshëm i MAPL-së gjatë vizitës  tyre në Frasncineto në Italisë.

Në shkresën zyrtare që komuna e Frascinetos ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës, ata bëjnë të ditur se Kuvendi komunal i Frascinetos ka votuar pro binjakëzimit me komunat e Fushë Kosovës dhe Lipjanit dhe shprehin gatishmërinë për të vazhduar me procedurat e binjakëzimit. Me këtë rast Ministrja Tahiri i ka dërguar letër Kryetarit të Komunës së Frascinetos, z. Angelo Catapano, për të rikonfirmuar gatishmërinë për rrumbullakimin e këtij procesi.Thuhet, veç tjerash,në letrën e ministres Tahiri dërguar të parit të komunës së Frascinetos./Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...