Besoni ose jo, këta fitojnë mijëra funte duke shitur kavanoza me ajër (Foto)

PUBLIKUAR

Kina e furnizon tërë botën me mallra, por një gjë që nuk mund të eksportojë është ajri i pastër.

Këtë rast e ka shfrytëzuar Leo De Watts, i cili “mbledh” ajër të pastër në Britani të Madhe, e mbyll në kavanoza dhe e shet në Kinë.

Së bashku me grupin e tij, ai “mbledh” ajër të pastër në Dorset, Somerset dhe Wales, ndërsa e shet tek klientët që jetojnë në Pekin dhe Shangai, transmeton Telegrafi.

Së bashku me ekipin e tij, ai ka krijuar thasë të posaçëm me të cilat e ‘korrin’ ajrin.

Ata kujdesen që secili kavanoz të qëndrojë hapur për dhjetë minuta, në mënyrë që të mbushet me erën e vendit, por kujdesen që në ‘produktin organik’ të mos hyjë ndonjë mizë apo fije bari.

Deri më tani, Watts ka përfituar 34 mijë funte, nga shitja e kavanozave me ajër. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...