“Ide nuk keni se çfarë fuqie politike ka Shukri Buja”

PUBLIKUAR

Gazetari Berat Buzhala ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook duke thënë se ka Plan për dëmtimin e PDK-së.

Ai madje ka shkruar se ju ide nuk keni se çfarë fuqie politike ka Sami Lushtaku, Sokol Bashota, Shukri Buja.

“Ka plan për dëmtimin e PDK’së

Pa Sami Lushtakun e Sylejman Selimin në Drenicë, pa Sokol Bashoten në Klinë, pa kontrollin komunal të Ferizajit dhe Gjilanit, pa Laten e Remin në Llap, pa Xhabir Zharkun në Kacanik, Shukri Bujen në Lipjan, PDK nuk ka shanse me dal partia e parë politike në vend.
PDK, në mes tjerash, i ka fitu zgjedhjet në Kosovë, duke i pasur këto figura nëpër komuna – për të cilat ju mundeni mos me pas respekt.
Ama, ju ide nuk keni se çfarë fuqie politike ka Sami Lushtaku, Sokol Bashota, Shukri Buja etj.
Unë besoj që ka plan të organizuar ndërkombëtar për dëmtimin e PDK’së.
Keta që i përmenda, sigurisht që i kanë fajet e tyne, ama, nëse bash dëshirojmë të kërkojmë fajtoret, ata gjenden edhe nëpër komunat e kontrolluara prej partive tjera.
Por ketë herë është PDK që është vu në thumb të goditjeve.”, ka shkruar Buzhala./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...