Heket përfundimisht bërlloku në parqet e Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Po thuaj se çdo ditë po bëhet pastrimi i parqeve në Lipjan. Kompania kontraktuese nga Komuna e Lipjanit po kryen punën por problematike në këtë park është hedhja e mbeturinave në tokë duke ndotur ambientin dhe natyrën. Me këtë  rast, Kompania në fshjal u bën thirrje qytetarëve të mbajnë të pastër hapësirat e të gjitha parqeve që ndodhën në Lipjan.

“Ne si kompani bëjmë thirre të gjithë qytetarëve që mos të hedhin mbeturina në parqet e qytetit të Lipjanit, sepse kjo po dëmton imazhin e qytetit duke i dhënë një pamje ndryshe”, thuhet në njoftim nga Kompania për mirëmbajtëse “Te Muhameti”.

Po ashtu një qytetar i ka thënë LipjaniNews se pjesën më të madhe të kohës në këto parqe e kalojnë nxënës të shkollave të mesme.

“Tash kur po afron të nxehet koha, në këtë pjes të madhe e shef se shumica që qëndrojnë në këtë park janë të shkollave të mesme, dhe mendoj se secili duhet të vedisohet se parku nuk është vend i mbeturinave”, tha një qytetar, transmeton LipjaniNews.

“Te Muhameti” është e vetmja kompani  që është angazhuar për pastrimin e parqeve në Lipjan të cilën po angazhon punëtorët në maksimum për ti mirëmbajtur parqet.

12647844_1227026387326755_658669019_n 12648168_1227026510660076_1402524902_n 12665776_1227026437326750_1194728659_n 12695719_1227026347326759_1747718493_n

12650279_1227026633993397_100968718_n

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...