Arrestohet i dyshuari kryesor nga Lipjani, për vrasjen e Egzon Mazrekut

PUBLIKUAR

Mbrëmë në Prishtinë, është arrestuar Xhevat Hysenaj nga Lipjani, i  dyshuari kryesor për vrasjen e Egzon Mazrekut në Sopijë të Suharejës  dhe plagosjen e babait të tij më 27 janar.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda .

Poashtu bëhet e ditur se hetuesit policorë kanë arritur ta gjejnë edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, transmeton Klan Kosova.

Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka kërkuar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...