Lipjan, Për kompanitë e autobusëve në Lipjan nuk i shqetëson fakti se gjysma e udhëtarëve qëndrojnë në këmbë për të udhëtuar në destinacionet e tyre.
Banorët e disa fshatrave të Lipjanit janë ankuar se autobusët të cilët udhëtojnë gjatë mëngjesit edhe në mbrëmje janë të stërngarkuar me udhëtarë gjë që nuk i bënë përshtypje askujt.
“Gjatë mëngjesit dhe në mbrëmje gjithmonë duhet me qëndrua në këmbë, jo veç me qëndrua por që nganjëherë të vështirësohet frymarja për shkak të numrit të madh të udhëtrave”, ka thënë një banore, që ka dashur të mbetet anonim.
Gjithashtu LipjaniNews mëson se disa nga kompanitë e autobusëve nuk i pisen udhëtarët fare me bileta gjatë udhëtimit.
LIGJ PËR TRANSPORTIN RRUGOR
Në Nenin 23 thuhet, Biletat 1. Çdo udhëtar duhet të pajiset me biletë në relacion të caktuar: 1.1. për transportin ndër-urban biletat mund të blihet në autobus dhe stacion të autobusëve; 18 1.2. për transportin ndërkombëtar biletat mund të blihen në autobus, stacion të autobusëve, njësi afariste, agjencion apo vende tjera tek të cilat operatori transportues ka besuar shitjen e biletave. 2. Udhëtari në automjet ka për detyrë ta tregoj biletën e udhëtimit me kërkesën e personit të autorizuar nga operatori i transportit, respektivisht nga inspektori i transportit rrugorë. 3. Bileta duhet të përmbajë: 3.1. relacionin; 3.2. çmimin; 3.3. numrin serik; 3.4. emrin e operatorit të transportit; 3.5. datën dhe kohën e nisjes; 3.6. dëshmi për bagazhin e udhëtarit, transmeton LipjaniNews
Neni 6 Kompetencat e Komunës në sektorin e transportit
- Përcakton politikat e zhvillimit të shërbimeve të transportit rrugor të sigurta, efikase dhe ekonomike brenda kufijve administrativë të komunës.
- Harton dhe aprovon planin e transportit rrugor lokal dhe e ndryshon atë sipas nevojës varësisht nga rrethanat e krijuara, i cili nuk duhet të jetë në kundërshtim me rrjetin e linjave ndër-urbane të aprovuar dhe publikuar nga Ministria.
- Ndryshon atë plan jo më vonë së pesë vite nga data e nxjerrjes së tij, i cili duhet të jetë në përputhshmëri më politikën e zhvillimit të tërësishëm të transportit rrugor në Kosovë.
- Publikon planin apo planin e ndryshuar dhe një kopje të tij ia dërgon Ministrisë.
- Komuna mund të nxjerr akte administrative përmes të cilave cakton rregullat lidhur me operimin e operatorëve / autobusëve me kusht që këto rregulla të mos paragjykojnë / dëmtojnë të drejtat dhe interesat e asnjërës prej bashkësive, të cilat respektohen mirëfilli dhe të cilat përfshijnë: 5.1. rregullimin ose ndalimin e përdorimit të autobusëve publik në rrugë të caktuara ose rajone që kanë lidhje me rrugë; 5.2. marrja dhe zbritja e udhëtarëve dhe çështje tjera lidhur me transportin rrugor të udhëtarëve; 5.3. krijimi dhe mbajtja (ruajtja) e regjistrave dhe inspektimi i tyre; 5.4. transporti i bagazhit të udhëtarëve ose mallrave tjera; 5.5. rregullimin ose ndalimin e transportit të udhëtarëve që qëndrojnë në këmbë; 5.6. shpejtësia maksimale e autobusëve publik; 5.7. dizajni, pajisja, mjetet (të brendshme ose të jashtme) të autobusëve publik; 5.8. pikat e stacioneve dhe vend-ndaljet në linjat për autobus dhe 5.9. rregullimin ose ndalimin e shpalljeve, shenjave dhe reklamave brenda apo jashtë autobusëve publik.
- Komuna ka kompetencë të certifikojë automjetet me më shumë se tetë plus një (8 + 1) ulëse për transportin urban dhe urbano-periferik./LipjaniNews/


