Ahmeti inkurajon bizneset për aplikim në grante

PUBLIKUAR

Asosacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR), mbajti sesionin trajnues lidhur me plotësimin e aplikacioneve rreth Skemës së Granteve për Zhvillimin e Bizneseve
Të martën, në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, Asosacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR), mbajti sesionin trajnues lidhur me plotësimin e aplikacioneve rreth Skemës së Granteve të granteve të ARDA për zhvillimin e sektorit privat.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke i përshendetur të pranishmit ka thënë se me tranjimin e sotëm, bizneset lipjanase e kanë më të lehtë mënyrën e aplikimit në skemën e granteve që ofron Agjencia për Zhvillim Rajonal. Ai në të njejtën kohë ka ftuar bizneset duke i inkurajuar që të aplikojnë në këto grante jo vetëm për përfitimin e mjeteve financiare por edhe për përfitimin e një përvojë të mirë dhe një eksperiencë të që ju duhet në të ardhmen gjatë zhvillimit të veprimtarisë e cila do të jetë e nevojshme pë të përfomruar si biznese, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Ndërsa, Flakrina Osmani, menaxhere e projektit nga ARDA ka prezantuar mënyrën e aplikimit në këto lloj grantesh, duke theksuar edhe afatin e fundit për dorëzimin e aplikacioneve i cili është deri më 15 mars 2016.
Në fund të këtij takimi trajnimi, pati edhe pyetje të ndryshme nga qytetarët e pranishëm në lidhje me ndonjë paqartësi të mundshme rreth aplikacioneve.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...