Që nga viti 1987 qyteti i vogël nuk kishte parë të lindte as edhe një fëmijë të vetëm. Por javën e shkuar ëndrra u bë realitet teksa kryebashkiaku i qytezës, Giacomo Lombardo lajmëroi se pas 28 vjetësh kishte ardhur në jetë një fëmijë.
Sipas gazetës italiane ‘La stampa’, qyteti italian Ostana ka vetëm 85 banorë, përfshirë edhe të sapolindurin Pablo.
Popullsia e qytetit ka ardhur gjithnjë duke u zvogëluar, siç ka ndodhur në fakt me shumë qytete dhe fshatra të vegjël në Itali.
Trendi i rënies nisi në vitin 1975 me vetëm 17 lindje nga 1976-1987, kur lindi edhe fëmija i fundit, derisa erdhi në jetë Pablo, duke prishur ‘magjinë’. Kryebashkiaku ka lajmëruar se në me këtë rast do të organizohet një festë e madhe, duke shpresuar se lindja e vogëlushit do të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë
Por duket se rënia e popullsisë në këtë qytezë është e pashmangshme; të rinjtë largohen gjithnjë e më shumë, pasi sipas tyre nuk vendi nuk ju ofron asgjë për të ardhmen. Ostana, që gjendet në veri të Italisë, ka vetëm një dyqan, një bar dhe 2 restorante. /GSH/