Me numrin e madh të dronëve, që përdoren për qëllime jo të mira, janë krijuar forma të ndryshme, për të ndaluar këto fluturake.
Më parë, iu kemi prezantuar një formë, që ndalon dronët.
Mirëpo, kapja e dronëve me rrjetë, i dëmton në masë të madhe.
Për këtë arsye është krijuar pajisja në formë arme, e cila vepron me radio frekuencë, duke interferuar në teledirigjimin e dronit.
Me tu lidhur me valët e dronit, Battelle DroneDefender e detyron atë të ndalojë në vend dhe të ulet ngadalë në tokë.
Kjo pajisje e lehtë në përdorim, mund të punojë për pesë orë pa ndërprerje, derisa detekton dhe ndalon dronët, në një rreze veprimi prej 400 metrash. /Telegrafi/


