Policia në kërkim të këtij përsoni në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e rajonit të Prizrenit ka bërë të ditur se ka arritur që të identifikojnë kryerësit e vrasjes së Egzon Mazrekut nga Sopia e Suharekës derisa njëri është arrestuar e dy të tjerë janë në kërkim.

Kryerësit e kësaj vepre sipas Policisë janë : Xhevat (Shyqeri) Hysenaj i lindur në vitin 1990 me vendbanim në Lipjan si dhe Naser (Faik) Makolli i lindur në vitin 1971 me vendbanim në Fushë Kosovë.

Në komunikatën e Policisë thuhet se pasi të dyshuarit janë  me precedent të shumëfishtë kriminal, të armatosur dhe të rrezikshëm në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që të bëhen publike fotografitë e dy personave të dyshuar me qellim të identifikimit me të lehtë të tyre, transmeton Klan Kosova.

Policia ka kërkuar nga qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion sado të vogël për këta dy persona të njoftojnë stacionin më të afërt policor.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...