Lipjan, Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së viktimës mashkull K-Shqiptar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të kalibrit të pa njohur ndërsa në automjetin që është gjetur jashtë rrugës, është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.


