Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutave dy persona për vrasjen që ndodhi në Suharek javën që shkoi.
Burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës marrin vesh se njëri nga të arrestuarit është nga Lipjani, ku ka deklaruar për Policinë se kanë qenë tre persona.
Policia e Kosovës tashmë iu ka rënë në gjurmë vrasësve vetëm dy ditë pasi ndodhi ngjarja.
Ndryshe vrasja kishte ndodhur në në fshatin Sopi të Suharekës, ku dyshohet se persona të armatosur kanë qëlluar mbi
Egzon Mazrekun dhe babnë e tij, Naimin, në shtëpinë e tyre ku kishin hyre për të kryer vjedhje.
Egzoni kishte vdekur nga plaga, ndërsa babai i tij, Naimi është duke u trajtuar në QKUK.


