Komuna e Lipjanit gjegjësisht Drejtoria e Arsimit në Lipjan ka shpallur konkurs për 9 pozita për mësimdhënës.
Në konkursin e shpaluar me datën 28.01.2016 bëhet e ditur se kërkohet mësimdhënës në Shkollën “Ibrahim Krasniqi” në Smallushë, dy mësimdhënës, në shkollën “7 Marsi” Poturoc, një mësues klase, në shkollën “Hasan Zyko Kamberi” Sllovi, një mësimdhënës, SHML në Shalë, një mësimdhënës, Gjimnazin “Ulpiana” dy mësimdhënës, dhe Shkollën e mesme profesionale, dy mësimdhënës.
Në dokumentin të cilën ka siguruar LipjaniNews shihet se DKA – Lipjan ia ka huqur me datat e konkursit, kjo për shkak se konkursi është hapur me datën 28.01.2016 dhe mbyllet me 05.01.2016 për deri sa duhet të ishte (05.02.2016)/LipjaniNews/



