Një gjerman pësoi lëndime serioze në fytyrë dhe humbi disa dhëmbë pasi një e-cigare (cigare elektrike) eksplodoi në gojën e tij.
20-vjeçari ishte duke pirë një cigare elektrike, dhe sapo e kishte vendosur në gojë për ta thithur atë, bateria e saj eksplodoi, raporton policia e Kolnit.
Ai pësoi lëndime serioze në fytyrë, plagë në gojë dhe humbi disa dhëmbë, transmeton Gazeta Express.
Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në një dyqan ku burri ishte duke blerë disa pjesë të reja për e-cigaren e tij, raporton The Local.de. /Gazeta Express.com


